Koreja e Veriut njofton vdekjen e parë nga COVID-19

Një ditë pasi vendi konfirmoi rastin e parë zyrtar të coronavirusit që nga fillimi i pandemisë, Koreja e Veriut ka njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) ka njoftuar se 350 mijë njerëz janë trajtuar nga ethet që janë përhapur në të gjithë vendin.

KCNA ka thënë se pesë persona kanë vdekur, por arsyet e vdekjeve nuk janë ende të qarta.

Të enjten, udhëheqësi i vendit urdhëroi një bllokim të rreptë kombëtar, pasi media shtetërore kishte konfirmuar shpërthimin e parë zyrtar të COVID-19 nga një numër i paspecifikuar njerëzish në kryeqytetin Pyongyang, të cilët u infektuan me variantin Omicron.

 

Ai ka shtuar se dje është zbuluar se 18 mijë njerëz kanë simptoma të etheve, ndërsa 187,800 njerëz janë izoluar për trajtim.

Ndërkohë, lideri korean Kim Jong-un ka vizituar selinë e parandalimit të epidemisë të enjten, ku ka kritikuar zyrtarët shëndetësor për dështim në parandalimin e pandemisë.

Koreja e Veriut deri më tani ka shmangur vaksinat e ofruara nga skema e shpërndarjes COVAX e mbështetur nga OKB-ja, sepse sipas tyre, ato kanë kërkesa ndërkombëtare për monitorim.

Disa ekspertë kanë thënë se, njoftimi i shpërthimit mund të sinjalizojë një gatishmëri për të marrë ndihma nga jashtë vendi.

Të enjten,zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, ka thënë se Pekini i ka ofruar ndihmë Koresë së Veriut.

Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut, e cila merret me çështjet ndërkoreane, ka thënë se ishte e gatshme t’i ofronte ndihmë mjekësore dhe ndihma të tjera Koresë së Veriut.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika