Koreja e Veriut refuzon çdo takim me Japoninë

Koreja e Veriut ka thënë se nuk është e interesuar për një samit me Japoninë dhe do të refuzojë çdo bisedë, duke dërguar një sinjal se nuk do të ketë shkrirje në marrëdhëniet midis dy vendeve

Choe Son-hui, minstri i jashtëm i Koresë së Veriut

“Koreja e Veriut nuk është e interesuar për dialogun me Japoninë”.

Kështu njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, duke cituar ministrin e Jashtëm, Cho Son Hui.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida ka thënë se dëshiron të zhvillojë bisedime me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un “pa asnjë kusht” dhe po mbikëqyr personalisht përpjekjet për të realizuar një takim të parë të nivelit të lartë të liderëve në 20 vjet, në një përpjekje për të lehtësuar tensionet në dekada.

Por Koreja e Veriut ka thënë se nuk është e interesuar për një samit me Japoninë dhe do të refuzojë çdo bisedë, duke dërguar një sinjal se nuk do të ketë shkrirje në marrëdhëniet midis dy vendeve, shkruan abcnews.al.

Cho gjithashtu tha se Pheniani nuk kishte ndërmend të ndihmonte me çështjen e të rrëmbyerve japonezë, sipas KCNA, duke shtuar se Koreja e Veriut do të “reagonte fuqishëm” ndaj ndërhyrjes së Japonisë në sovranitetin e saj.

Koreja e Veriut pranoi në vitin 2002 se kishte rrëmbyer 13 shtetas japonezë dekada më parë. Pesë nga të rrëmbyerit dhe familjet e tyre më vonë u kthyen në Japoni, duke thënë se të tjerët kishin vdekur.

Megjithatë, Tokio beson se 17 japonezë u rrëmbyen dhe ende po heton se çfarë ndodhi me ata që nuk u kthyen, sipas mediave japoneze. Ambasadori i Koresë së Veriut në Kinë, Ri Ryong Nam, tha gjithashtu se nuk do të kishte asnjë takim në asnjë nivel me Japoninë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika