Kos anulon vizitën në Serbi pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi, pas kthimit në Beograd të eshtrave të Ratko Mlladiq, i cili vdiq në burgun e Gjykatës së Hagës, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime lufte.

Në një postim në X, Kos theksoi se Mlladiq ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke thënë se kthimi i eshtrave të tij në Beograd i kujton Evropës “faqet më të errëta të historisë sonë të afërt”, njofton Dukagjini.

“Glorifikimi që po rrethon vdekjen e tij është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga drejt BE-së”, shkroi Kos.

Kos theksoi se rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të mirëfilltë dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës.

“Vlerat që qëndrojnë në themel të së ardhmes sonë të përbashkët nuk janë të negociueshme”, deklaroi ajo, duke shtuar se për këtë arsye ka vendosur të mos e zhvillojë vizitën e planifikuar në Serbi “në këtë kohë”, ka shkruar Kos.

Vendimi i Kos vjen pasi eshtrat e të dënuarit përjetësisht për gjenocid, Mlladiq, u kthyen në Serbi me avion qeveritar dhe pritet të përcillet me ceremoni funerale në Beograd.

 

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika