Kosova dhe Hungaria do të kenë njohje reciproke të patentë shoferëve

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Hungarisë që të kenë njohje reciproke të pantentë shoferëve

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se nëpërmjet një marrëveshjeje, Kosova dhe Hungaria do të njohin patentë shoferët e njëra-tjetrës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shtuar se kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehetësimin e qarkullimit rrugor te të dyja palët. Sveçla ka treguar se marrëveshja ka kaluar të gjitha hapat proceduralë të parashikuar me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare.

“Më lejoni para jush të propozoj nismën e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke të patentë-shoferëve. Kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehetësimin e qarkullimit rrugor te të dyja palët. Marrëveshja ka kaluar të gjitha hapat proceduralë të parashikuar me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Sveçla në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë kësaj mbledhjeje, kryeministri Kurti ka shtuar se gjatë një viti e gjysmë qeverisje, në vetëm 1/3 e mandatit janë kaluar mbi 150 projektligje, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti janë miratuar 87 sosh në kuvend.

“Përmes projektligjeve të miratuara kemi fuqizuar mekanizmat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, deklarimin më efikas të pasurisë, inicimin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Kemi themeluar Gjykatën Komerciale, kurse sot do të trajtojmë projektligjin për Prokurorinë Speciale dhe atë për prokurorin e shtetit”, ka thënë ai.

Sipas kryemisnitrit, historia mëson se zgjidhjet afatgjate janë të paarritshme atëherë kur nuk bazohen në parimet e drejtësisë, e së vërtetës dhe garantimit për mospërsëritje.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika