Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për “Euro 2024”

Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të sigurojë një barazim me rezultatin 1-1 kundër Izraelit në Tel Aviv. Ndeshja u zhvillua në Stadiumin Bloomfield në Tel Aviv, dhe Kosova u afrua shumë pranë fitores

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; "Dardanët" nisin mbarë kualifikimet për "Euro 2024"

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”.

Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të sigurojë një barazim me rezultatin 1-1 kundër Izraelit në Tel Aviv.

Ndeshja u zhvillua në Stadiumin Bloomfield në Tel Aviv, dhe Kosova u afrua shumë pranë fitores.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë në mes të dy skuadrave, por ishte Kosova që arriti të shënojë golin e vetëm.

Në minutën e 36-të, Eli Dasa i Izraelit shënoi një autogol për 0-1, falë një depërtimi dhe harkimi të Milot Rashicës.

Megjithatë, në pjesën e dytë të ndeshjes, Izraeli u rikthye dhe arriti të shënojë një gol të barazimit në minutën e 56-të nga Dor Peretz.

Për Kosovën, kjo ishte një fillim pozitiv në kualifikimet për Euro 2024 dhe një shfaqje e mirë në fushë kundër një skuadre si Izraeli.

Në ndeshjen e tyre të ardhshme, ata do të përballen me Andorrën, në Prishtinë dhe do të përpiqen të vazhdojnë këtë trend pozitiv të paraqitjeve të tyre në fushë.

Ndërkaq, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, ka komentuar ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit, e cila përfundoi me rezultat një me një.

Girese theksoi se ishte një ndeshje që kërkonte angazhim dhe ritëm, por, që iu kanë përgjigjur në mënyrën më të mirë.

“Ishte një ndeshje që kërkonte angazhim dhe ritëm. Iu përgjigjëm atyre në mënyrë të mirë. Rezultati është i jo i kënaqshëm prej rasteve në fund, por vlerësoj paraqitjen e lojtarëve. Jemi të kënaqur, gjithsesi, rezultati 1-1 është pozitiv. Kishim vështirësi në markimin e kundërshtarëve, por u përshtatshëm më pas. Sulmi u paraqit në mënyrë të mirë. Kemi kapacitet në repartin e sulmit”, ka thënë Griesse.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika