Kosova me nivel të ulët të sigurisë kibernetike

Shqipëria tash e disa javë nuk po ia del t’i përballoj sulmet kibernetike me të cilat po përballet. E në një situatë të ngjashme, vlerësohet të jetë edhe Kosova. Në vendin tonë janë realizuar disa aktivitete të cilat kanë shfaqur dobësinë kibernetike të institucioneve. Megjithatë, organizatorë të tyre tregojnë se përkundër vërejtjeve, shumica e institucioneve nuk i kanë rregulluar problemet

Qeveria e Republikës së Kosovës





Ky dokument i Policisë së Shqipërisë ka afatin e klasifikimit 10 vjeçar.

Mirëpo, ai tashmë ka dal në publik.

Sulmet kibernetike me të cilat po përballet Shqipëria tash e një kohë, kanë bërë që shumë dokumente të ngjashme që konsiderohen shumë të ndjeshme për sigurinë, të bëhen publike.

Eksperti i teknologjisë, Edmond Liçaj tregon se mungesa e kujdesit përgjatë procesit të digjitalizimit ka bërë që këto informata të bëhen më lehtë të qasshme për hakerët.

“Aty kemi rënë realisht pre edhe ndaj sulmuesve është kur ne dolëm në shërbime online, e aksesuam të gjithë databazën shtetërore në një portë të vetme, apo një domein i serverëve dhe nga aty pastaj aksesohej e gjithë infrastruktura”, ka thënë Edmond Liçaj, ekspert i teknologjisë.

Nga këto sulme, nuk është aq e mbrojtur as Kosova.

Tanzer Abazi ka realizuar në Kosovë disa aktivitete me ata që njihen hakerë të bardhë.

Bashkë me ta, kanë gjetur shumë dobësi kibernetike në institucionet kosovare.

“Në mesin e dobësive kanë qenë edhe dobësi kritike, që ne iu themi pamja e jashtme, extrenal surface, ku më shumë të atakuara kanë qenë ueb-faqet, por kjo nuk e anashkalon edhe atë pjesën e institucioneve të brendshme, apo fishing, apo metodat e inxhinierimit social ku tentohet të targetohen institucionet dhe personat që punojnë brenda institucioneve e që janë të shumtë, e që jo të gjithë kanë njohuri teknike me u parandalu prej këtyre sulmeve”, Tanzer Abazi, Ekspert i IT-së.

Ai tregon se institucionet të cilat i paralajmëruan për këto probleme, nuk punuan që t’i rregullojnë ato.

E gazetari Kreshnik Gashi, tregon se disa prej institucioneve nuk i ruajnë si duhet as dokumentet që konsiderohen si shumë të ndjeshme.

“Mundeni me e pa se qysh zyrtarët e institucioneve të Kosovës kanë qasje në email-at e tyre, në hapësirat e tyre kibernetike prej laptopëve, prej ëireless të ndryshëm pa pasur qasje të limituar në disa prej resurseve shtetërore, poashtu mënyrën se si enkriptohen disa të dhëna është problematike edhe kjo, lë shumë për të dëshiruar në infrastrukturës tonë kritike kibernetike të cilën e kemi”, ka thënë Gashi, nga BIRN.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka pasur disa sulme kibernetike por të cilat vetëm kanë rrëzuar nga sistemi disa shërbime.





Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika