Kosova, në maj të vitit 2022 do të hartojë protokollin shtetëror për trajtimin e dhunimeve seksuale

Kosova, për herë të parë do të hartojë protokollin shtetëror për trajtimin e dhunimeve seksuale

Ilustrim

Ministria e Drejtësisë është duke e hartuar protokollin shtetëror për adresimin e dhunimeve seksuale, i cili ka për qëllim të mbrojë të drejtat e viktimave të dhunës seksuale, duke garantuar ofrimin e një pakete të plotë të shërbimeve për viktimën.

Kështu është shprehur këshilltarja e këtij dikasteri, Nazmie Balaj, e cila ka theksuar se në vitin 2020 janë raportuar, gjithsej, 67 raste të dhunimeve seksuale.

Ajo ka thënë se për shtatë vjet kanë ndodhur mbi 350 raste, ndërsa mbi 70 për qind të dhunimeve seksuale i takojnë moshave nën 16 vjeç.

“Kah fundi i majit veç se do të startojmë me draftin e parë sa i përket draftimit të protokollit për adresimin e dhunimeve seksuale. Në vitin 2020 në kohën e pandemisë kishim rritjen më të madhe sa i përket dhunimeve seksuale, vetëm në atë kohë kishim 67 raste. Institucionet relevante dhe përgjegjëse do të veprojnë mbas hartimit dhe aprovimit në një linjë të përgjigjes institucionale sa i përket dhunimeve seksuale në vend”, është shprehur ajo për EO.

Nazmie Balaj – këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë

Sipas saj, protokolli në fjalë do të ndikojë në ruajtjen e fakteve dhe provave gjatë procesit të ekzaminimit, teksa ka shtuar se viktima është kryeqendra e këtij protokolli.

“Kur i adresojmë dhunimet seksuale nuk e adresojmë vetëm një gjini, por, pavarësisht se cilës gjini i ndodh. Dështimi i rasteve në gjykata dhe prokurori në mungesë të provave dhe fakteve sepse që në start nuk janë mbledhur, janë dëmtuar apo eliminuar, prandaj ky protokoll do ta ketë parasysh ruajtjen e fakteve dhe provave gjatë procesit të ekzaminimit”.

Në anën tjetër, i njëjti protokoll, sipas Balajt, do të ketë rolin e thirrjes së përgjithshme në momentin kur ndodh dhunimi në mënyrë që mos të humbin provat, por që rasti të raportohet menjëherë.

“Është një procedurë gjeneral e cila specifikon në detaje se kush çfarë detyre dhe përgjegjësie ka dhe nuk guxon rasti të dështojë në momentin kur një hallkë e këtij zinxhiri del nga funksioni”, është shprehur Balaj.

Ministria e Drejtësisë.

Siç ka theksuar ajo, përmes procedurave të protokollit do të detajohen dhuna fizike, dhuna psikike, emocionale, seksuale madje edhe shantazhet.

Ndërkaq, gjatë muajit mars të këtij viti, ministria e Drejtësisë kishtë bërë të ditur se qëllimi i këtij protokolli është të mbrojë të drejtat e viktimave të dhunës seksuale, duke garantuar ofrimin e një pakete të plotë të shërbimeve me në qendër viktimën, si dhe të ndjeshme ndaj moshës dhe gjinisë.

“Të forcojë dhe qartësojë rolet dhe përgjegjësitë ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe tërësisë së institucioneve dhe Mekanizmave të Koordinuar të Referimit, duke rritur kështu llogaridhënien dhe besueshmërinë ndaj tyre”, thuhej në njoftimin e MD-së.

Po ashtu, të sigurojë një tërësi procedurash standarde të veprimeve të ndjeshme ndaj moshës dhe gjinisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika