Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, renditet e 16-ta

Sipas raportit më të fundit mbi lumturinë globale, vendet që kryesojnë listën janë Finlanda, Islanda dhe Danimarka.

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, Finlanda mban sërish vendin e parë si vendi më i lumtur në botë, duke e ruajtur këtë pozicion për të nëntin vit me radhë.

Pas saj renditen Islanda në vendin e dytë dhe Danimarka në vendin e tretë, njofton Dukagjini.

Kjo renditje përpilohet nga Qendra për Studime të Mirëqenies pranë Universitetit të Oksfordit dhe publikohet çdo vit në raportin për lumturinë botërore.

Një arritje e veçantë këtë vit është ajo e Kosta Rikës, e cila është ngjitur në vendin e katërt — rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë nga një shtet i Amerikës Latine.

Më pas lista dominohet sërish nga vendet nordike, me Suedinë në vendin e pestë dhe Norvegjinë në vendin e gjashtë.

Në dhjetëshen më të mirë përfshihen edhe disa shtete të tjera evropiane: Holanda renditet e shtata, Luksemburgu i nënti dhe Zvicra i dhjeti. Ndërkohë, Izraeli është i vetmi vend nga Lindja e Mesme që gjendet në 20 vendet e para, duke u renditur i teti.

Kosova pozicionohet në vendin e 16-të, duke lënë pas disa shtete të zhvilluara si Gjermania, Austria, Sllovenia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

SHBA-ja renditet në vendin e 23-të këtë vit, ndërsa Kanadaja në vendin e 25-të dhe Mbretëria e Bashkuar në vendin e 29-të.

Këto janë dhjetë vendet më të lumtura në botë:

1. Finlanda
2. Islanda
3. Danimarka
4. Kosta Rika
5. Suedia
6. Norvegjia
7. Holanda
8. Izraeli
9. Luksemburgu
10. Zvicra

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika