Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare, Krasniqi: Përgëzime të gjithë atyre që janë angazhuar për të arritur këtë sukses

"26 shtete, 19 nga Evropa, 5 nga Afrika dhe 2 nga Azia do të zbarkojnë në Prishtinë për t’i dhënë shkëlqim e frymë sportive Kryeqytetit tonë"

Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së

Gjatë ditës së premte Asambleja e Përgjithshme e Komitet Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG). Kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër. Kështu, Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030.

Për këtë e ka reaguar edhe i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili i ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar për të arritur këtë sukses.

“Përgëzime Komitetit Olimpik të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë për Sport, si dhe të gjithë atyre që janë angazhuar për të arritur këtë sukses.

26 shtete, 19 nga Evropa, 5 nga Afrika dhe 2 nga Azia do të zbarkojnë në Prishtinë për t’i dhënë shkëlqim e frymë sportive Kryeqytetit tonë.

Mirëardhshi në Kosovë. Urime të gjithëve”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika