Kosova nuk ka pas e as nuk do të ketë qeveri antiamerikane, thotë Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur sot në takim dy kongresistë amerikanë, të përbërë nga kongresisti republikan Mike Turner dhe kongresisti demokrat Donald Norcross, ku diskutimet u fokusuan kryesisht në çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe fuqizimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjatë takimit, Osmani theksoi se Kosova është një shtet thelbësisht pro-amerikan dhe se asnjëherë nuk ka pasur qeveri antiamerikane.

“Sot kisha nderin që t’i mirëpres në Kosovë dy kongresistë amerikanë. Që të dy për një kohë të gjatë kanë mbështetur Kosovën dhe gjithë rajonin tonë dhe si kontribuues të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon tani kanë këtë vizitë. Bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe SHBA, zhvillimet në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, përafrimi ynë me NATO si organizate që synojmë të anëtarësohem, sfidat e sigurisë me të cilat po përballemi dhe mënyrën sesi mund të koordinohemi dhe me shumë me SHBA që të kemi integrim sa më të suksesshëm të komuniteti serb në Kosovë”, ka thënë Osmani.

Presidentja i është përgjigjur diplomatit Philip Reeker, i cili kërkoi një qeveri që të bashkëpunojë me amerikanët, ku tha se Kosova nuk ka pasë e as nuk do të ketë ndonjëherë qeveri antiamerikane.

“Secili i ka qëndrimet e veta dhe njëkohësisht dhe Reeker, me të cilin kam pas bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Në Kosovë nuk ka pas e nuk do të ketë asnjëherë qeveri antiamerikane. Në Kosovë ka pas dhe do të ketë gjithnjë Qeverinë më pro amerikane që mund ta gjejë ndokush sepse kemi popullin me pro amerikan dhe secila qeveri që vjen nga ky popull. Pra, nuk mund të ketë dallime mes popullit që krijojnë qeveri dhe qeverisë përderisa secila qeveria ka metodat e veta sesi të punojnë me partnerët… sa i përket punës sime si presidente ju sigurojë që kam pasur dhe do të vazhdojë të kem një bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara ët Amerikës sepse i shoh si partner ekzistencial në zhvillimin e Kosovës dhe mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë sonë dhe tejkalimin sfidave të sigurisë”, ka shtuar Osmani.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika