Kosova përfituese e miliona eurove për lëshimin për shfrytëzim të burgut të Gjilanit

Komisioni për Legjislacion, këtë të martë ka miratuar ratifikimin e traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze

Këtë të martë, Komisioni për Legjislacion ka miratuar ratifikimin e traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qëllimi kryesori i këtij traktati është thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Danimarkës, ani pse nga kjo ujdi pesëvjeçare Kosova përfiton 15 milionë euro si tarifë vjetore për lëshimin për shfrytëzim të burgut, ndërkaq merr edhe 30 milionë euro për energjinë e gjelbër dhe sundimin e ligjit.

Megjithëse shprehu përkrahje në parim për këtë traktat, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ngriti shqetësime se mund të mos respektohen të drejtat e njeriut në këtë qendër korrektuese.

Por, ministrja Haxhiu tha se Danimarka ka marrë përsipër respektimin e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria.

Ajo shtoi se qendra korrektuese në Gjilan do të menaxhohet në tërësi nga Danimarka, ndërkaq theksoi se s’do të ketë të burgosur për terrorizëm dhe krime lufte.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se kjo marrëveshje më shumë është në avancimin e raporteve Kosovë-Danimarkë, pasi s’ka asnjë arsyetim tjetër për t’i lëshuar hapësirat e saj për të burgosur të vendeve të tjera.

Komisioni në mbledhjen e sotme miratoi edhe Projektligjin për përfaqësimin e institucioneve shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh. /KP

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika