Kosova vendos sanksione të reja ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë

Në mbledhjen e së hënës të Qeverisë, Republika e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, në mbledhjen e së hënës të Qeverisë së Kosovës ka propozuar vendosjen e sanksioneve ndaj grupit paraushtarak rus të quajtur “Wagner”.

Ahmeti ka thënë se ky grup me bazë në Rusi ka trajnuar individë, duke i inkorporuar në zona të luftës dhe duke nxitur dhunë.

“Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar masa kufizuese kundër grupit ‘Wagner’ me bazë në Rusi. Në këtë grup janë 8 individë dhe 3 subjekte të lidhura më të, pasi, i njëjti, ka trajnuar dhe inkorporuar individë në zonat e luftës në mbarë botën për të nxitur dhunë, plaçkitur burimet natyrore dhe për të frikësuar civil”, ka thënë Ahmeti.

Sanksionet e vendosura nga Republika e Kosovës dhe që u miratuan nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, përfshijnë këto masa kufizuesesi si, ngritja e aseteve, ndalimi i udhëtimeve në territorin e Kosovës dhe ndalimin e fondeve.

Sipas Ahmetit, individët e listuar nga BE-ja janë të përfshirë në abuzime serioze në shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë tortura dhe ekzekutime.

Ai ka shtuar se vendimi për sanksione është t’i kufizojë aktivitetet e këtij grupi.

Sipas tij, këto sanksione përfshijnë ndalimet e udhëtimit, ngritje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve të sanksionuar dhe ndalimi i vendosjes së fondeve drejtpërdrejt ose tërthorazi të këtij grupi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova është rreshtuar ndër vendet e para në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kosova edhe më herët ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në vijë me ShBA-në dhe BE-në.

Kryeministri Kurti kishte theksuar se këto sanksione janë ekonomike, tregtare dhe financiare.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika