Kosovës e Serbisë i kërkohet që të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

Emisar të shtetëve të ndryshme në vazhdimsi po bëjnë thirrje për zbatim të asaj që u arrit në Ohër gati një vit më parë. Këto mesazhe ditëve të fundit për njohës të cështjeve politike kanë indicie të ndryshme

Me 18 mars bëhen një vit nga takimi që u zhvillua në Ohër të Maqedonis së Veriut, mes Kryeministrit kosovar Albin Kurti e Presidentit serb Aleksand Vuciq.

Por edhe gati një vit pas, aneks zbatimii I marrëveshje në të cilen ishin 11 pika, nuk po realizohet.

Kjo ka bërë që ditëve të fundit të vijnë mesazhe të një pasnjëshme të emisarëve evropian.

I fundit ishte ai i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili kërkon që të zbatohet ajo që u arrit në Ohër duke theksuar se kjo cështje është vendimtare.

Për presionin e emisarëve për zbatimin e pikave të arritura në Ohër, profesori Milazim Krasniqi ka një shpjegim tjetër.

“ Emisarët janë të shteteve të ndryshme dhe më shumë ndjekin interesat e tyre se sa atë të përgjithshme dhe shpesh herë deklarat e tyre janë të kundërvena. BE ka një mandate nga OKB për dialogun dhe do të duhej të fokusohej vetëm BE në realizimin e  saj pasi që inkuadrimi I emisarëve vetëm po krijon mjegull”, tha Milazim krasniqi-Profesor në UP.

E për dikë tjetër, këto mesazhe po vijnë në përpjekje për rikthim të dialogut.

“ Të gjitha thirrjet e emisarëve ndërkombetarë, janë në funksion të rujtjes së qetësis në Ballkanin Përendimor dhe rikthim të procesit dialogus dhe zbatim të marrëveshjes”, tha Fidan Ukaj-Analist.

Derisa ka thirrje për realizim të marrëveshjeveve, Ish-përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, është shprehur i bindur se do të ketë rezultate në një afat të mesëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“OKB-ja është një vend i rëndësishëm për të zgjidhur çfarëdo që duhet zgjidhur, por mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme është sigurisht normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jam ende i bindur se do të shohim rezultate në afat të mesëm”, tha Joachim Rucker- Ish-përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm I OKB-së.

Marrëveshja e Ohrit  nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika