Kovaçevski dhe Edshtadler: Integrimi në BE i Shkupit dhe Tiranës është çështje e stabilitetit dhe sigurisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Ministrja Federale e për Bashkim Evropian (BE) dhe çështje kushtetuese të Republikës së Austrisë, Karolina Edshtadler.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është takua me Karolina Edshtadler, Ministre Federale e për Bashkim Evropian (BE) dhe çështje kushtetuese të Republikës së Austrisë, ku kanë diskutuar për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, dialogun Shkup-Sofje si dhe për luftën në Ukrainë.

Kryeministri maqedonas dhe ministrja austriake gjatë takimit kanë konstatuar se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, por edhe të Evropës, dhe se tani është koha për të ecur përpara.

Në këtë drejtim, Edshtadler ka thënë se shteti austriak mbështet plotësisht aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kovaçevski e ka falënderuar ministren austriake për mbështetjen e madhe që vjen nga shteti i saj për integrimet evropiane të Shkupit zyrtarë si dhe për investimet e mëdha që i bënë në shtetin maqedonas.

“Ne kemi miratuar masa kundër krizës për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë. Ne po zgjidhim sfidat me sigurinë energjetike dhe ushqimore”.

Kovaçevski - Edshtadler: Eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut janë të nevojshme për stabilitetin e rajonit dhe të BE-së | Влада на Република Северна Македонија

“Bisedojmë me Bullgarinë për zgjidhjet e mundshme. Euro-integrimet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë një sinjal i domosdoshëm për të gjithë rajonin dhe të rëndësishëm për stabilitetin në BE”, ka thënë kryeministri maqedonas Kovaçevski.

Ai, gjithashtu, theksoi se janë vendosur politikisht në linjë me politikat e NATO-s, dhe se janë të gatshëm t’i japin ndihmë Ukrainës dhe të pranojnë refugjatë të mundshëm.

Në aspektin bilateral mes dy vendeve, është biseduar për mundësitë dhe për avancimin e tregtisë, për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe për fusha të tjera me rëndësi për qytetarët.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika