Kovaçevski: Rezultatet e LSDM-së zhgënjyese, morëm goditje të fortë

Lideri i LSDM-së pas përfundimit të zgjedhjeve, pranoi se partia që drejtohej nga ai përjetoi goditje të fortë në këto zgjedhje

Lideri i LSDM-së gjatë paraqitjes së parë pas përfundimit të zgjedhjeve, pranoi se partia që drejtohej nga ai përjetoi goditje të fortë në këto zgjedhje, duke i quajtur zhgënjyese rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit.

Ai tha se nuk do të merr vendime të përshpejtuara duke u bërë thirrje organeve partiake që të nisin zgjedhje brendapartiake në nivelin lokal dhe qendror. Ai gjithashtu tha se duhet të mbahet edhe Kongresi i Llogaridhënies.

Ai paralajmëroi se nis procesi I ripërtrirjes së partisë duke bërë analiza për qeverisjen 7-vjecare vecanërisht në katër vitet e fundit, që sipas tij, sollën realitetin e sotëm politik të kësaj partie.

Kovacevski tha se dështuan përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për ta paraqitur LSDM-në si nismëtare për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale. Sipas tij, LSDM-ja arriti ta përmbush cenzusin presidencial./Klanmk

Shija e redaktorit

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Të fundit nga rubrika