KPK pezullon nga detyra prokurorin Beqë Shala, i arrestuar për marrje të ryshfetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka vendosur të pezullojë përkohësisht nga detyra prokurorin Beqë Shala, i cili ushtronte funksionin në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Sipas njoftimit zyrtar të KPK-së, vendimi është marrë unanimisht pas pranimit të konfirmimit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) se ndaj Shalës është iniciuar hetimi penal për keqpërdorim të detyrës.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), përmes të cilit është konfirmuar se është iniciuar hetim penal ndaj të pandehurit Beqë Shala, prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka vendosur unanimisht që të pezullojë përkohësisht nga detyra zyrtare prokurorin Beqë Shala, deri në një vendim tjetër të Këshillit, përkatësisht deri në përfundimin e procedurës penale që është në zhvillim e sipër”, thuhet në njoftim.

KPK ka theksuar se ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të paanshmërisë, integritetit dhe efikasitetit të procedurës hetimore, si dhe për të garantuar zhvillimin e pandikuar të procesit dhe ruajtjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika