KQZ: 46.556 qytetarë me të drejtë vote për procesin e votimit që do mbahet nesër në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka njoftuar se procesi i votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, do të mbahet më nesër.

Në këtë listë janë 46.556 votues, që është 1.461 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet e 23 prillit 2023.

Më 3 prill, KQZ-ja ka miratuar qendrat e votimi, ku kanë qenë 43 sosh, por pas raportimeve të Sekretariatit të KQZ-së, u bë e ditur se nga 43 qendra, 33 prej tyre, që janë shkolla, drejtorët e tyre kanë refuzuar dhënien e tyre në përdorim për procesin e votimit.

Sipas të dhënave, numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë është 1826, nga të cilët: 293 votues të rinj, që mbushën tetëmbëdhjetë vjeç pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të mbajtura më 23 prill 2023; 1.533 zgjedhës, që nuk kanë qenë në Listën zgjedhore në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të mbajtura më 23 prill 2023, dhe që mund të konsiderohen zgjedhës që janë regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror të Qytetarëve ose zgjedhës që kanë ndryshuar komunë pas këtyre zgjedhjeve.

Sipas raportit të ‘Listës zgjedhore’, numri i votuesve, emrat e të cilëve janë fshirë nga lista për shkak të vdekjes, ndërrimit të komunës apo heqjes dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit 2023, është 365.

Sipas vendimit të KQZ-së, në ditën e votimit, numri i qendrave të votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika