Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e radhës, mori vendim për akreditimin e grupit të parë me 283 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ka deklaruar se janë 17 organizata vëzhguese të cilat kanë aplikuar dhe i plotësojnë kriteret ligjore.
INSTITUCION VENDOR:
- Avokati i Popullit – 66 vëzhgues.
PËRFAQËSI DIPLOMATIKE:
- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar – 7 vëzhgues;
- Ambasada e Japonisë në Kosovë – 3 vëzhgues.
ORGANIZATA JO-QEVERITARE:
- Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN – 46 vëzhgues;
- Internews Kosova – 22 vëzhgues;
- D4D – 7 vëzhgues.
MEDIA VENDORE:
- RTV Dukagjini – 48 vëzhgues;
- Radio Televizioni 21 – 27 vëzhgues;
- Gazeta Nacionale – 10 vëzhgues;
- Portali SuharekaOnline – 4 vëzhgues;
- Telegrafi.com – 9 vëzhgues;
- RTV PULS D.O.O – 7 vëzhgues;
- VIM INFO D.O.O – 7 vëzhgues.
MEDIA NDËRKOMBËTARE:
- Deutsche Welle, Albanian Section – 1 vëzhgues;
- Radio Evropa e Lirë – 7 vëzhgues;
- European Pressphoto Agency – 1 vëzhgues;
- Union of Albania Journalists – 1 vëzhgues.
Periudha e aplikimit për akreditim të vëzhguesve, e cila ka filluar më 5 dhjetor, do të përfundojë më 20 dhjetor 2025.
Gjatë kësaj periudhe 16-ditore, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara që merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve.