KQZ certifikon 22 subjekte politike për zgjedhjet e parakohshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Nga periudha 24 – 30 nëntor 2025, gjithsej 24 subjekte politike plotësuan formularin online për certifikim, përfshirë 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Subjektet e certifikuara përfshijnë partitë e mëdha si LDK, PDK, AAK, VETËVENDOSJE!, si dhe partitë e komuniteteve të ndryshme, koalicionet dhe iniciativat qytetare. Kandidati i pavarur Nedźmidin Sejdilar gjithashtu mori certifikim.

Megjithatë, dy subjekte mbeten jashtë certifikimit. NISMA Socialdemokrate nuk certifikohet për momentin, pasi nuk kishte plotësuar listën e nënshkrimeve, edhe pse kishte përmbushur të gjitha kriteret tjera. Subjektit i është dhënë afat deri më 3 dhjetor, ora 12:00, për të përfunduar listën e mbështetësve, pas së cilës do të mund të certifikohet nga KQZ.

Ndërkohë, Srpska Lista (Lista Serbe) nuk mori votat e nevojshme për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, duke lënë të hapur mundësinë e ankimit eventual në PZAP

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika