KQZ-ja miraton buxhetin për procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur këtë të hënë, ka miratuar buxhetin për procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri

Mbledhja e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur të hënën, ka miratuar shkurtimin e afateve të rregullta zgjedhore që lidhet edhe me votimin e largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Votimi për këtë çështje përfshinte edhe disa plane dhe rregulloret të cilat janë miratuar me një shumicë votash.

Miratimi i shkurtimit të afateve të rregullta është bërë me 9 vota për dhe dy abstenim.

Tashmë është miratuar edhe buxheti i ndarë për organizimin e procesit të votimit për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore.

KQZ-ja ka bërë të ditur se janë ndarë 233.204 euro.

Po ashtu, Plani i aktiviteteve, Plani i informimit publik dhe Plani i buxhetit për procesin e votimit për largimin e kryetarëve janë miratuar me nëntë vota për dhe dy abstenim.

Ndërkaq, plotësimi i ndryshimit të Rregullores për pranimin e stafit të përkohshëm është miratuar me 11 vota për.

Javën e kaluar, më 8 mars, KQZ-ja, pasi kishte bërë verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura në peticionet për shkarkimin e kryetarëve në veri, vendosi për datën e mbajtjes së votimit, që u propozua nga sekretariati.

Më 21 prill votohet për shkarkimin e kryetarëve në veri

Me tetë vota për dhe dy abstenime, anëtarët e Komisionit votuan rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika