KQZ-ja miraton Qendrat e Votimit jashtë Kosovës dhe vendos sloganin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që votimi jashtë vendit të organizohet në 50 përfaqësi diplomatike, ku do të hapen gjithsej 66 vendvotime në 36 shtete të ndryshme.

Kjo listë mund të ndryshohet në varësi të numrit të qytetarëve që regjistrohen për të votuar jashtë vendit.

Për secilin vendvotim në përfaqësi diplomatike, KQZ ka përcaktuar një kufi maksimal prej 950 votuesish, duke e çuar totalin maksimal të qytetarëve të regjistruar për votim jashtë vendit në 62,700.

Po ashtu, sipas vendimit të KQZ-së, Qendra të Votimit do të hapen edhe në hapësira shtesë, jashtë përfaqësive diplomatike, sipas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Lokacionet shtesë përfshijnë 10 Qendra të Votimit (Gjermani 5; Zvicër 3, Mbretëri e Bashkuar 1 dhe ShBA 1) me gjithsej 43 vendvotime dhe me numër maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për të votuar 40,850 votues.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, u prezantua raporti i Listës Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Lista Preliminare e Votuesve përmban: 2,076,422 votues, prej të cilëve 1,067,499 burra dhe 1,008,923 gra. Pra, kjo listë votuese përmban 7,324 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet e Lokale, të mbajtura më 12 tetor 2025.

Në fund të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e sloganit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Slogani i fushatës informuese është: KOSOVA VOTON!

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika