Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur konkurs për 190 zyrtarë të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, më 7 qershor.
Sipas njoftimit të KQZ-së, këta zyrtarë do të angazhohen për raportimin e rezultateve preliminare nga Qendrat e Votimit që do të hapen për votim në komuna të ndryshme të Kosovës, njofton Dukagjini.
Të gjitha këto konkurse janë shpllur më 26 maj dhe do të mbyllen më 27 maj në orën 16:00.
Të gjitha detajet, përfshirë dhe kriteret për aplikim, janë publikuar në këtë vegzë: https://stafqv.kqz-ks.org/