KQZ-ja u kthen përgjigje kryesuesve të tri komunave veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë përgjigje për pyetjet e kryesuesve të Kuvendeve Komunale në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, duke i hapur rrugë fazës tjetër – mbledhjes së nënshkrimeve, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi komisionit, Valmir Elezi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka kthyer përgjigje tre kryesuesve të Kuvendeve Komunale të Leposaviqit, të Mitrovicës së Veriut dhe të Zubin Potokut.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se, nëpërmjet këtyre përgjigjeve, është konfirmuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare janë votues të komunave përkatëse.

Po ashtu, sipas tij, janë dhënë informacione lidhur me numrin aktual të votuesve të regjistruar në secilën komunë, në bazë të së cilës përllogaritet numri minimal i nënshkrimeve të nevojshme për ndryshimin e kryesuesve.

Ju njoftoj se gjatë ditës, KQZ u ka kthyer përgjigje të tre kryesuesve të Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, të cilët më 12 dhjetor i parashtruan KQZ-së dy pyetje të njëjta. Lidhur me këto përgjigje janë njoftuar edhe tri grupet nismëtare si dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. 

Së pari, nga verifikimet, KQZ përmes këtyre përgjigjeve të ndara, ka njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare, të cilët janë nga tre anëtarë për secilën komunë, janë votues të komunave përkatëse.

Së dyti, KQZ ka njoftuar kryesuesit e tri kuvedeve komunale, tri grupet nismëtare dhe MAPL-në edhe lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%”, ka deklaruar Elezi në konferencë për media.

Sipas llogaritjeve të KQZ-së, në komunën e Leposaviqit, ku numri total i votuesve është 13,441, 20% e trupës elektorale është 2,689.

Në Zubin Potok, ku numri i votuesve është 6,732, 20% e trupës elektorale është 1,347. Ndërkohë, në Mitrovicën e Veriut, me një numër votuesish prej 18,199, 20% e trupës elektorale përbëjnë 3,640 votues.

Elezi ka bërë të ditur se me këtë përgjigje, KQZ-ja ka njoftuar edhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Grupet Nismëtare në këto tri komuna.

Ndërsa, kryesuesja e Kuvendit Komunal në Zveçan, Selvete Kelmendi, nuk ka kërkuar informacione nga KQZ-ja sikurse kolegët e saj në tri komunat e tjera.

Sipas Udhëzimit Administrativ të MAPL-së për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, “grupi nismëtar, brenda 30 ditëve nga pajisja me dokumentacionin e nevojshëm, duhet të mbledhë numrin e kërkuar të nënshkrimeve. Ky afat mund të shtyhet vetëm një herë, me kërkesë të grupit nismëtar edhe për 15 ditë tjera”.

Më 12 dhjetor, të tre kryesuesit e Kuvendeve Komunale kërkuan nga KQZ-ja të dinë nëse anëtarët e grupeve nismëtare janë votues në komunat përkatëse dhe se sa është 20% i votuesve në secilën nga këto komuna.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika