KQZ miraton dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të hënë ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit që do të përdoret në vendvotimet brenda Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Pas miratimit, kryesuesi Kreshnik Radoniqi njoftoi se ndaj këtij vendimi palët e interesuara mund të paraqesin ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Vendimi i sotëm vjen pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.

Sipas KQZ-së, fletëvotimi përmban gjithsej 24 subjekte, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat të pavarur.

Në mbledhjen e kaluar, KQZ kishte miratuar edhe fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës, i cili është i njëjtë në përmbajtje dhe dizajn me atë që do të përdoret brenda vendit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika