KQZ nis dërgimin e fletëvotimeve për rreth 58 mijë votues jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se sot ka nisur procesi i dërgimit të pakove me fletëvotime për rreth 58 mijë qytetarë të regjistruar jashtë Republikës së Kosovës për votim me postë, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas KQZ-së, fletëvotimet janë shtypur në Slloveni dhe kanë arritur në Kosovë të premten, më 12 dhjetor.

Pas mbërritjes, shërbimi votues i KQZ-së ka përgatitur pakot individuale për secilin votues të regjistruar, të cilat tashmë janë të gatshme për dërgim në adresat përkatëse jashtë vendit.

Fillimisht, pakot do të dërgohen në aeroport, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të nisë shpërndarja e tyre në shtete të ndryshme përmes shërbimeve postare.

KQZ bën të ditur se gjatë javës në vijim do të përmbyllet i gjithë procesi i dërgimit të fletëvotimeve për votuesit jashtë Kosovës.

Në secilën dërgesë postare është vendosur një numër i veçantë gjurmimi, i cili u është dërguar votuesve të regjistruar, në mënyrë që ata të mund të përcjellin në çdo kohë vendndodhjen e pakos së tyre me fletëvotim.

Votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025.

KQZ u bën thirrje votuesve që të mos presin ditën e fundit për ta dërguar pakon e tyre me fletëvotim, në mënyrë që ajo të arrijë me kohë për procesin e numërimit në Kosovë.

Pakot duhet të dorëzohen në njërën nga kutitë postare të KQZ-së në shtetin ku jetojnë votuesit, apo në kutitë postare më të afërta.

KQZ thekson se kutitë postare janë funksionale në 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika