KQZ vendos kufizimin e shpenzimeve për fushatën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar vendimin për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Sipas këtij vendimi, çdo subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro gjatë fushatës zgjedhore. Ky kufi është përcaktuar në përputhje me Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin dhe deklarimin financiar.

Shuma e caktuar është llogaritur duke marrë si bazë numrin e votuesve të regjistruar në listën preliminare, sipas të cilës në Kosovë janë të regjistruar 2,076,422 votues. Për këtë arsye, secili subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë të paktën një euro për çdo votues të regjistruar, me një limit maksimal prej 2,047,149 euro.

Zgjedhjet e parakohshme pritet të zhvillohen më 28 dhjetor, ndërsa afati për certifikimin e subjekteve politike është i hapur deri më 30 nëntor.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika