Krasniqi: Barrikadat po kthehen në përditshmëri para syve të Qeverisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës plotësimin e kushteve të kërkuara nga Sindikata e Policisë së Kosovës dhe që situata në vend të rikthehet në normalitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas njoftimit të Policisë së Kosovës për vendosjen e një barrikade të re në Veri të Mitrovicës. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës vetëm po hesht dhe po e injoron.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se është sovraniteti, i cili kërkon veprim të menjëhershëm.

“Në pjesën veriore të Kosovës po ndodh pikërisht ajo që kemi paralajmëruar ditë më parë dhe e cila, në asnjë mënyrë nuk guxon të ndodhë. Barrikadat po kthehen në përditshmëri para syve të Qeverisë. Vetëm pse Qeveria po hesht dhe po e injoron si fakt, kjo nuk do të thotë se në pjesën veriore nuk po krijohet një realitet i ri. Për ata që kanë vesh për të dëgjuar, e sy për të parë, këmbana po bie. Fuqishëm. Zëshëm. Vështrimi nga larg nuk është zgjidhje. Kompromiset e mëtutjeshme, edhe më pak. Ushtrimi i sovranitetit dhe i shtetit ligjor, si dhe funksionimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe konsistent institucional. Barrikadat duhet të hiqen pa asnjë vonesë.”, ka shkruar Krasniqi.

Krahas kësaj, ai nuk ka kursyer edhe një kërkesë për Qeverinë.

“Duke qëndruar me Policinë e Kosovës, kërkojmë urgjentisht nga Qeveria plotësimin e kushteve të tyre, që ata të zbatojnë rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës. Koha është për rikthim të normalitetit dhe garantim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë pjesë të shtetit tonë. Për atë çfarë mund të bëhet sot, nesër mund të jetë shumë vonë. Kosova nuk e ka këtë komoditet. Sovraniteti i shtetit tonë po cënohet. E ardhmja jonë po rrezikohet. Kërkohet reagim i menjëhershëm. Hiqni ato barrikada të turpshme dhe dëshmojuni qytetarëve se jeni pranë tyre. Mos e braktisni Kosovën!”, ka shkruar ai.

Një barrikadë e re është vendosur në lagjen “Berxhane”, e cila shpie për në Zveçan, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika