Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se Lista Serbe dhe Beogradi kanë urdhëruar bojkotimin e procesit të votimit në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka siguruar infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre demokratik.
“Ne siguruam infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, nga ana tjetër, urdhëruan edhe një herë bojkotimin e procesit të votimit në 4 komunat veriore – pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar që të mos bëhet një gjë e tillë”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, ai ka kërkuar reagimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës.
We provided the infrastructure & opportunity for citizens to express their democratic will. Serbian List & Belgrade on the other hand ordered once again the boycott of the voting process in the 4 northern municipalities – despite the calls not to do so by the int. community.
— elbertkrasniqi (@elbertkrasniqi) April 21, 2024