Krasniqi: Detyra e shtetit ishte organizimi i këtij procesi që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se detyra e shtetit ka qenë organizimi i këtij procesi, derisa qytetarëve u mbetet ta shprehin vullnetin e tyre përmes votimit

Foto: Mehmet Krasniqi/RTV Dukagjini

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, në një deklarim për media ka thënë se detyrë e tyre ishte organizimi i këtij peticioni dhe organizimi i këtij procesi votues, ndërsa qytetarët e shprehin vullnetin e tyre përmes votimit.

“Detyrë e jona ka qenë që të bëjmë këtë peticion, me këtë mundësi qytetarët e shprehin vullnetin e tyre. Detyrë e shtetit ka qenë edhe organizimi i këtij procesi dhe besoj që gjithçka ka shkuar mirë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi është shprehur se kjo e drejtë qytetarëve u garantohet përmes ligjit për vetëqeverisje lokale

“Qeveria e Kosovës e ka pasur detyrën dhe mandatin për të mundësuar që qytetarët që duan t’i shprehin pakënaqësitë e tyre apo kërkesën e tyre për largimin e kryetarët nga funksioni, të bëjnë paraprakisht me një të drejtë që u garantohet përmes ligjit për vetëqeverisje lokale”, ka thënë ministri.

Ai është shprehur se nëse në këtë votim marrin pjesë 50 për qind e qytetarëve plus një, atëherë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme në komunat ku do të ketë sukses.

“Nëse në këtë votim marrin pjesë 50 për qind e qytetarëve plus një dhe ata votojnë për largimin e kryetarëve, pastaj presidentja e vendit do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme në komunat ku do të ketë sukses”, ka theksuar Krasniqi.

Ndërsa për Listën Serbe, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka deklaruar se ata i shohin institucionet për vete dhe jo për qytetarët.

“Lista Serbe dëshiron që të ketë monopolin mbi politikën serbe në Kosovë. Ata i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët”, ka potencuar Krasniqi.

Kujtojmë që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në listën e qytetarëve me të drejtë vote janë 46 mijë e 556 votues.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika