Krasniqi e Shabani largohen nga mbledhja e KPK-së, Qalaj refuzon: Do të jem vetëm anëtar ex-officio

Mbledhja e 279-të e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), e cila nisi me rreth një orë vonesë, u zhvillua nën tensione pas kërkesës që ushtruesi i ri i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, të largohet nga salla.

Përkundër kësaj kërkese, Qalaj deklaroi se nuk kishte ndërmend të largohej, duke insistuar se në seancë merr pjesë vetëm në cilësinë e anëtarit ex-officio, pa të drejtë votimi apo përfshirjeje në vendimmarrje.

“Do të marrë pjesë në këtë takim në përputhje me ligjin. Nuk e kam fare mendjen me u marrë me asnjë pikë. Që ta keni të qartë ju lutem. Nuk do të përfshihem në diskutime e as në proces të vendimmarrjes që do të paraqiten sot, duke mbajtur qëndrim neutral deri në vendim. Po shprehem qartë dhe shqip nuk do të përfshihem në diskutime, votim dhe vendimmarrje. Andaj nuk preferoj të largohem në formën që duhet të largohem. Thoni çka të doni por unë nuk do të diskutojë”, tha Qalaj.

“I nderuar kryesues i Këshillit, kryeprokurorë dhe prokurorë, staf mbështetës, përfaqësues të mediave, qytetarë dhe përfaqësues ndërkombëtar, dua t’ju informoj që në fillim se sipas rrethanave të njohura dhe bazuar në vendimin e Këshillit Prokurorial të datës 20 nëntor, kam pranuar pozitën e ushtruesit të detyrës…Jam i njoftuar se procesi gjyqësor i zhvilluar nga Besim Kelmendi është në zhvillim. Në këto rrethana do marr pjesë vetëm në cilësinë e anëtarit ex-officio, nuk do të përfshihem në diskutime dhe as në procesin e vendimmarrjes, duke mbajtur qëndrim neutral, deri në një vendim të Gjykatës. Deri atëherë, detyrimi im ligjor është të siguroj procesin. Dua të jem i qartë se pjesëmarrja ime lidhet vetëm si anëtar ex-officio”, ka thënë Qalaj.

Ndërkaq, njëri nga anëtarët e KPK-së rikujtoi se ish-ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi (i shkarkuar nga 5 anëtarë të KPK-së) jo vetëm që ka ngritur padi, por do t’i drejtohet edhe Gjykatës Supreme me ankesë.

Anëtari i KPK-së, Veton Shabani, theksoi se ankesa e Kelmendit në Gjykatën Supreme ka efekt pezullues ndaj vendimit për shkarkimin e tij. Sipas Shabanit, përderisa çështja është në procedurë, Qalaj nuk duhet të marrë pjesë në mbledhje.

Edhe anëtari tjetër, Visar Krasniqi, kritikoi mënyrën e funksionimit të Këshillit.

Menjëherë pas kësaj, si Krasniqi ashtu edhe prokurori Shabani u larguan nga mbledhja.

Kjo mbledhje pason zhvillimet e 20 nëntorit, kur KPK-ja shkarkoi Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe emëroi Qalajn në vend të tij me votat e pesë anëtarëve të Këshillit.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika