Krasniqi i bën thirrje Osmanit: Zgjedhjet të shpallen menjëherë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të shpallë pa vonesë datën e zgjedhjeve të reja, duke theksuar se vendi nuk duhet të humbasë më kohë në krizën politike që po zgjat prej muajsh.

Krasniqi tha se vendi duhet të hyjë sa më shpejt në proces elektoral, duke theksuar se zgjedhjet duhet të shpallen sot ose nesër, në mënyrë që të respektohet plotësisht afati kushtetues.

“Sot nuk ka mbetur të thuhet asgjë përveç këtij dështimi të paralajmëruar, presidentja e ka obligim që sa më parë ta shpallë datën e zgjedhjeve që të mos humbet kohë. Kosova nuk është duke i rrezikuar as fondet e BE-së, as kredit e bankës botërore për mos votimin e sotëm e as qytetarët nuk mbesin pa paga me mos votimin e buxhetit për vitin 2026. Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sot ose nesër pa humbur kohë.

E diela e parë brenda afatit kushtetues është data që duhet të ndodhin (zgjedhjet), shpresoj që presidentja të luaj rolin e saj”, ka thënë Krasniqi, pasi Glauk Konjufca si mandatar i dytë për kryeministër nuk mori votat e mjaftueshme për të formuar Qeverinë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika