Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Krasniqi, ka reaguar ndaj deklarimeve të diplomatëve të huaj, të cilët kritikuan vendimin e KQZ-së për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas tij, shqetësimi i vërtetë i bashkësisë ndërkombëtare nuk duhet të jetë moscertifikimi i kësaj partie, por roli i saj në ngulfatjen e të drejtës politike të vetë komunitetit serb në Kosovë.
“Të dashur ambasadorë
Shqetësimi i vërtetë do të duhej të ishte ngulfatja e ushtrimit të drejtës demokratike dhe pjesëmarrjes politike të komunitetetit serb nga ana e Listës Serbe, e cila përveç faktit që është pjesëmarrëse direkte në sulmet dhe veprimet kriminale dhe terroriste kundër rendit kushtetues, ajo gjithashtu kontrollon dhe menaxhon me financat e Vuçiqit në Kosovë duke shantazhuar qytetarët serb në Kosovë dhe duke i përdorur ato mjete për financimin e kriminelëve që kanë sulmuar përveç policisë së Republikës së Kosovës edhe vet pjesëtarët e KFOR, pra bashkëkombasit tuaj.
E dyta, është heshtja juaj ndaj bllokimit që opozita me Listën Serbe po i bëjnë ushtrimit të së drejtës demokratike të mërgatës për të votuar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.