Krasniqi: Ilaz Kodra bashkë me Adem Jasharin, ishin të parët që i dhanë jetë UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e komandant Ilaz Kodrës, në kullën e tij në Prekaz, me rastin e 24-vjetorit të rënies së tij heroike.

Kështu ka bërë të ditur vetë Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që u flijuan për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron liria jonë dhe shteti ynë i pavarur dhe sovran.

“Ilaz Kodra ishte ndër të parët, që bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jashari e shokët e tyre të idealit, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Familja Kodra, Prekazi, Kosova, shqiptarët gjithandej nëpër botë – do të jenë përjetësisht krenarë me komandant Ilaz Kodrën”, shkroi Krasniqi.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika