Profesori Kolë Krasniqi ka folur në emisionin FIVE në RTV Dukagjini për procesin postzgjedhor, në një kohë kur dihet se Lëvizja Vetëvendosje është fituese bindëse e zgjedhjeve dhe ekziston mundësia për funksionalizim të shpejtë të institucioneve të vendit.
Ai ka theksuar se, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë herë nuk pritet të ketë pengesa administrative.
“Siç duket, rezultati do të certifikohet këtë herë shumë më shpejt dhe nuk besoj se do të ketë ndonjë pengesë, qoftë të natyrës administrative apo të ndonjë natyre tjetër, që do ta pengonte konstituimin me kohë të Kuvendit, por edhe zgjedhjen e qeverisë”, ka deklaruar Krasniqi.