Krasniqi: Krimet ndaj popullatës civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë, nuk do të harrohen asnjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se "Vrasja e 45 civilëve në Reçak, në gjaktftohësi dhe me paramendim, ishte krim kundër njerëzimit"

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi duke bërë homazhe tek varrezat e fshatit Reçak

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka bërë homazhe te varrezat e fshatit Reçak.

Krasniqi ka thënë se Masakra e Reçakut ka dëshmuar “qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë”.

“Vrasja e 45 civilëve në Reçak, në gjaktftohësi dhe me paramendim, ishte krim kundër njerëzimit – çka me të drejtë e cilësoi edhe ambasadori William Walker. Krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, nuk do të harrohen asnjëherë dhe për to, nuk do të heshtim derisa drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Krasniqi ka shtuar se kanë bërë homazhe te Kompleksi Përkujtimor në Reçak, për t’i përkujtuar viktimat e kësaj masakre.

“Lavdi të përjetshme martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës!”, ka theksuar tutje ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika