Krasniqi-Kurtit: Me qeverisjen tënde shumë shpejt do të kemi përgjysmë më pak familje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka cilësuar reagimin e kryeministrit Kurti pas vrasjes së 35-vjeçares nga bashkëshorti i saj si "reagim fyes e jodinjitoz" duke thënë se me këtë qeverisje të Kurtit dhe me "këtë trend të ikjes së të rinjve gjatë mandatit të tij, shumë shpejtë do të kemi përgjysmë më pak familje e përgjysmë më pak policë"

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kritikuar kryeministrin Kurti për reagimin e tij pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj duke thënë se “kryeministri sot paska fajësuar tërë shoqërinë për rritjen e dhunës në familje”.

“Po thotë se kemi pak policë e shumë familje. E para, 18 prej atyre policëve, Kryeministër, i mban vetëm ti personalisht për mbrojtjen tënde (nuk e di se prej kujt po mbrohesh?)”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, me këtë qeverisje të Kurtit dhe me “këtë trend të ikjes së të rinjve gjatë mandatit të tij, shumë shpejtë do të kemi përgjysmë më pak familje e përgjysmë më pak policë”.

“E treta, sot janë bërë 101 ditë pa Ministër të Shëndetësisë.  Një zonjë, që priste të bëhej nënë për herë të parë, nuk arriti ta mbajë asnjë sekond në duar foshnjën e saj sepse u vra mizorisht, bashkë me foshnjen, në një institucion publik, i thirrur për të shpëtuar jetë”, ka vijuar ai.

Sipas tij, hapi i parë për të rregulluar diçka është që të pranohet faji duke thënë se “qeveria po tenton të shfajësohet”

“Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme – unë nuk pres dorëheqje as llogaridhënie nga askush në Qeverinë tënde. Për të dhënë dorëheqje, duhet të kesh integritet, moral dhe etikë, të jesh i përgjegjshëm e profesional. Ju nuk keni këso profile në kabinetin tuaj. Keq, shumë keq”.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për vrasjen tragjike, ka thënë se duhet hequr dorë nga paragjykimi patriarkal “nderi burrëror – gruaja shërbëtore”.

Sipas tij, aktet e dhunës vijnë nga sjelljet dhunuese që vijnë nga kjo mendësi e ‘padhunshme’.

 





Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika