Krasniqi: Më mbani për fjale, të shtunën s’do të nënshkruhet marrëveshja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se të shtunën nuk do të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është i bindur se të shtunën e 18 marsit nuk do të ketë marrëveshje të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia.

Në një intervitë për RTV21, Krasniqi tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po shtyhen se cili është “djalë më i mirë” para ndërkombëtarëve.

“Nga rrjedha e deritanishme e dialogut është vështirë të jesh optimist që do të ketë një marrëveshje. Unë aspak nuk jam i bindur se marrëveshja do të realizohet dhe këtë dua ta themi hapur. Këtu esencialisht çka është duke u zhvilluar është një lojë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq se cili është djalë i mirë në sytë e ndërkombëtarëve. Nuk ka qasje të sinqertë që vërtetë duan ta arijnë marrëveshjen. Sot ua them me bindje të plotë se të shtunën nuk do të nënshkruhet asgjë, ashtu siç nuk është nënshkruar më 27-in në Bruksel, as në Ohër të shtunën nuk do të ketë kurrëfar nënshkrimi. Jam 100% i bindur, më mbani për fjale”, tha Krasniqi.

Më 18 mars, në Ohër, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i bllokut për dialogun, Mirosllav Lajçak, fillimisht do të mbajnë takime dypalëshe me Kurtin dhe Vuçiq, dhe më pas është paraparë të mbahet takimi i përbashkët.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika