Krasniqi në Prizren: Modeli ynë i qeverisjes së mirë lokale është modeli që ia ofrojmë Kosovës në nivelin qendror

"Ky është modeli të cilin ne ia ofrojmë qytetarit të Kosovës edhe në nivelin qendror. Ky është modeli që i duhet Kosovës, i cili, fatkeqësisht, sot po i mungon shumë vendit tonë. Ky është modeli që kryen punë, i mban premtimet dhe është në shërbim të qytetarëve"

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë ditës së martë ka vizituar qytetin e Prizrenit, për të parë nga afër punët, përmes të cilave kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj me ekipin e tij janë duke transformuar kryeqytetin historik e kulturor.

Krasniqi, i shoqëruar nga Totaj, përcolli nga afër punimet në transitin e ri, një projekt infrastrukturor që kishte qenë i bllokuar për më shumë se 15 vjet, ndërsa sot është i përfunduar dhe po shfrytëzohet nga qytetarët.

Gjatë kësaj vizite, Krasniqi mori pjesë edhe në nisjen e punimeve për revitalizimin e rrugës “Shuaib Spahiu”, e cila do të lidhet me Shatërvanin, për t’i dhënë një tjetër pamje të bukur Prizrenit.

Ai tha se ky model i qeverisjes së mirë, të cilën Totaj e ka instaluar në Prizren, është modeli që PDK i ofron Kosovës.

“Prizreni, me qeverisjen e kryetarit Totaj, është rikthyer në një model të qeverisjes së mirë. Ky është modeli të cilin ne ia ofrojmë qytetarit të Kosovës edhe në nivelin qendror. Ky është modeli që i duhet Kosovës, i cili, fatkeqësisht, sot po i mungon shumë vendit tonë. Ky është modeli që kryen punë, i mban premtimet dhe është në shërbim të qytetarëve. Këtë model, ne jo vetëm që do ta ofrojmë dhe do ta promovojmë, por edhe do ta zbatojmë në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, Totaj tha se ekipi të cilin ai e udhëheq, është i përkushtuar që të bëjë punë të mira, të transformojë qytetin dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës së qytetarëve të Prizrenit.

“Prizreni është shndërruar në një qytet ku vazhdimisht po punohet. Projekti ynë i radhës është revitalizimi i infrastrukturës së pjesës së vjetër të qytetit. E gjithë kjo pjesë do të lidhet me Shatërvanin, duke u bërë një zonë e bukur turistike. Përmes zhvillimit të turizmit, do të ngrisim edhe ekonominë në qytetin tonë”, ka thënë Totaj.

Krasniqi dhe Totaj vizituan edhe Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi”.

Krasniqi uroi trupën e valltarëve të SHKA ”Agimi” për pozitën e tretë në festivalin më të madh botëror të valleve “Cheonan World Dance Festival” në Korenë Jugore. Ndërsa kryetari i SHKA “Agimi”, Festim Bytyqi, falënderoi kryetarin Totaj për plotësimin e të gjitha premtimeve dhënë kësaj shoqërie.

Në fund të vizitës së tij në Prizren, i pari i PDK-së takoi edhe një grup të bujqve dhe të fermerëve të këtij qyteti. Bashkë diskutuan për sfidat me të cilat ata janë ballafaquar gjatë këtij viti në kultivimin dhe shitjen e produkteve të tyre. Bujqit falënderuan qeverisjen lokale për mbështetjen, nga furnizimi me mekanizma bujqësorë deri te subvencionet e ndryshme për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika