Krasniqi: Pajaziti, Zenjullahu e Hoxha frymëzuan brezat pasues në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri

Memli Krasniqi (PDK)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, i ka përkujtuar heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, në 26-vjetorin e rënies së tyre.

Kreu i PDK-së ka thënë se Pajaziti, Zenjullahu dhe Hoxha ishin “tre trima, tre luftëtarë”, të cilët i kanë frymëzuar brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit  për liri e pavarësi.

Foto e postuar në llogarinë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi

“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha – tre trima, tre luftëtarë të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre heronj të Kosovës, të cilët u flijuan 26 vite më parë, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi”, ka shkruar Krasniqi.

“Sot, me nderimet më të thella kujtojmë veprën dhe sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit, figurave më emblematike të historisë së vendit tonë”, ka shtuar tutje i pari i PDK-së, Memli Krasniqi.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika