Krasniqi pas takimit me Walker: Kontributi i tij për Kosovën është historik

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në SHBA, së bashku me Vlora Çitakun kanë takuar edhe mikun e Kosovës, William Walker

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, nënkryetarja Vlora Çitaku dhe ambasadori amerikan William Walker





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), përveç të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ka takuar edhe ambasadorin amerikan, William Walker.

Krasniqi këtë e ka bërë të ditur në rrjetin soical Facebook, duke thënë se ambasadori Walker, është miku më i madh i Kosovës.

“Kontributi i tij për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës është historik, i paharrueshëm dhe do të gëzojë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin tonë të plotë”, ka shkruar Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se është gjithmonë kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm takimi dhe biseda me të.

Në takimin e tyre ishte edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ndërkaq, Krasniqi, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, është pritur në Departamentin amerikan të Shtetit nga zëvendësndihmës i sekretarit të Shtetit, Escobar.

Gjatë takimit, Krasniqi ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për situatën dhe sfidat aktuale për sigurinë e Kosovës dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve në dialog me Serbinë, për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse – me njohjen reciproke në qendër.





Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika