Krasniqi: Pashkët simbolizojnë ringjalljen, uron ditë më të mira për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët katolikë festën e Pashkëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët katolikë festën e Pashkëve.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka uruar që kjo festë të sjellë paqe dhe harmoni në shtëpitë e të gjithë atyre që e festojnë këtë ditë.

Derisa, Krasniqi theksoi se kjo festë simbolizon ringjalljen, dhe uroi ditë më të mira për popullin e Kosovës.

“Ndërsa përqafojmë mesazhin e dashurisë dhe faljes, që na e sjellë festa e Pashkëve, le të zotohemi për të punuar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, ku çdo individ vlerësohet dhe respektohet. Në këtë festë që simbolizon ringjalljen, shpresën dhe besimin, urojmë që te vijnë ditë më të mira për mbarë popullin tone”, shkroi Krasniqi.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika