Krasniqi për protestën e NjSI-së: Kjo është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, për protestën e sotme të NjSI-së para qeverisë ka thënë se "Kjo është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë"

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) para Qeverisë së Kosovës.

Krasniqi ka publikuar një fotografi të protestës së sotme dhe ka thënë se të njëjtën nuk është dashur ta shohim kurrë.

“Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së ka thënë se ajo fotografi “është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë”.

Tashmë ka përfunduar protesta e pjesëtarëve të Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, që u mblodh të mërkurën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë protestuar me kërkesën për kushte më të mira, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë.

Bashkë me ta ishte edhe Njësia për Eksploziv dhe Deminim.

Lexo dhe: Përfundon protesta e NjSI-së para qeverisë

Ata i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me shtesat që u janë ndarë nga Qeveria e Kosovës.

“Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive jemi mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë tona në lidhje me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë sidomos përfshirjen e shtesave të parapara me ligj. Këto dy njësi janë të trajnuara dhe përgatitura me standardet më të larta ndërkombëtare, operatorët e këtyre njësive janë të specializuar dhe certifikuar në luftën kundër terrorizmit, lirimin e pengjeve dhe në rastin ku cenohet siguria kombëtare përkatësisht janë të specializuara në trajtimin e kërcënive me eksploziv dhe bomba gjithashtu edhe në situata ku rrezikshmëria vlerësohet tejet ekstreme prandaj jemi njësitë elite të Kosovës”, ka thënë një nga pjesëtarët e NJSI-së.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika