Krasniqi për targat: Ishte kompetencë e kryeministrit, por u shndërrua në çështje negocimi me Vuçiqin

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se çështja e targave ka qenë kompetencë ekskluzive e qeverisë dhe kryeministrit por siç është shprehur ai u shndërrua "në temë të diskutimi të negocimit duke e bërë palë Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin"

Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së, në Seancën plenare të Kuvendit të Kosovës më 15 shtator 2022





Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në seancën e 24 nëntorit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se në javët e fundit është bërë shumë zhurmë që nuk është dashur të bëhet fare pasi sipas tij Kosova nuk ka pasur nevojë të vijë në një situatë të tillë.

“E mirëpresim marrëveshjen e cila shmang përshkallëzimin e situatës në veri të vendit” gjersa ka shtuar se është bërë shumë zhurmë, “por jo shumë zhurmë për asgjë” sepse siç thotë ai është bërë shumë.

Sipas tij, çështja e targave që ishte kompetencë e kryeministrit, “u shndërrua në çështje të negocimit” duke e bërë palë Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin.

“Ishte kompetencë ekskluzive e Qeverisë dhe Kryeministrit, u shndërrua në temë të diskutimit të negocimit duke e bërë palë Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin, për një çështje e cila ishte kompetencë vendimmarrëse e kryeministrit dhe e qeverisë, ka mundur të bëhet duke u dakorduar me ShBA dhe duke e marrë bazë këshillën që ishte në tryezë qe sa kohë, në tavolinë e në takime, e në telefonata”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka kërkuar përgjigje nga Qeveria se “A do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës”.

“A do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës, askush nga ju nuk po tregon se a do të ketë normalitet në veri, por a do të kthehen një pjesë e tyre, nuk po e thuani as ju, as pala tjetër”, ka vijuar ai.

Sipas tij, këtë kohë, Qeveria e Kosovës do duhej të fokusohej në tema që ndikojnë në jetën e qytetarëve e jo të shkaktojë frikë dhe panikë në veri me situatat e fundit.

“Fatkeqësisht kryeministër, duke mos bërë një gjë të tillë, duke hyrë në një proces që u dorëzove, më vjen keq që ke shprehur një pafuqi të Kosovës, duke mos qenë e mundshme të zbatohet vendimi për tabelat, duke krijuar shpenzime për mbajtjen e zgjedhjeve që kanë mundur të evitohen, duke ndjellur frikë e panik sidomos në veri”.

Ndërkaq për propozimin franko-gjerman, ai ka thënë se duhet të vazhdojë angazhimi në negocimin e tij dhe të ketë në fokus marrëveshjen finale me njohjen reciproke.

 





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika