Krasniqi prezanton Koordinatoren e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në Kabinetin për Qeverisje të Mirë

Besa Kabashi-Ramaj është përzgjedhur nga kryetari i PDK-së, Memili Krasniqi, që të udhëheqë Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në Kabinetin për Qeverisje të Mirë

Të mërkurën e 25 majit, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi  ka prezantuar, Koordinatoren e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Besa Kabashi-Ramaj.

I pari i PDK-së është shprehur i lumtur se një eksperte për siguri kombëtare dhe mbrojtje, i është bashkuar rrugëtimit të tyre opozitar si pjesë e Qeverisjes së Mirë.

“Ajo do ta udhëheq njërin prej departamenteve më të rëndësishme të Kabinetit për Qeverisje të Mirë në PDK”, ka thënë në komunikatën e PDK-së.

Krasniqi ka folur lidhur me provojnë e Kabashi-t ku ka thënë se ajo ka mbi 10 vjet eksperiencë në fushën e sigurisë dhe çështjeve ndërkombëtare, sigurisë kombëtare, politikave publike, sektorit të sigurisë dhe reformave në fushën e mbrojtjes.

“Me përvojën e saj, bashkë me një ekip shembullor brenda Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, Besa do të udhëheqë punën në ofrimin e alternativës sonë për fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, që do të jenë ndër fushat prioritare të KQM-së”, ka shtuar Krasniqi.

Nga ana tjetër, Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare, Kabashi-Ramaj ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë në këtë detyrë, duke thënë se siguria kombëtare duhet të jetë baza e shtetit të Kosovës, të ndërtuar me mund e sakrificë.

“Vetëm së bashku mund të krijojmë një të ardhme të sigurt, një të ardhme që fëmijët tanë ta konsiderojnë ta kenë këtu, në Kosovë, e jo diku larg saj. Prandaj, në ndërtimin e Platformës së Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, ftojmë dhe presim bashkëpunim të ngushtë, që nga partitë tjera e deri tek shoqëria civile, ekspertët e fushës, partnerët ndërkombëtarë, e mbarë qytetarët e Republikës së Kosovës, shqetësimet e sigurisë të të cilëve do t’i dëgjojmë me vëmendje.”, kishte thënë Kabashi-Ramaj.

PDK-ja me ”Kabinetin për qeverisje të mirë”

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika