Krasniqi uron 15-vjetorin e Pavarësisë, viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke publikuar fotografi nga vizitat te familjet e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë

Pamje nga vizita

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë.

Në nder të kësaj dite, ai ka vizituar familjarët e ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.

“15 vjet shtet! Nder e krenari që shënimin e datës historike të 17 Shkurtit, ta filloj me vizita te familjet e heronjve të luftës dhe të paqes, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke qenë pjesë e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, finalizuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për liri, si dhe pas çlirimit vazhduan punën për të jetësuar ëndrrën tonë për shtet të pavarur e sovran, demokratik e të zhvilluar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas Krasniqit, misioni i tyre për t’i dalë zot Kosovës ishte dhe mbetet i përhershëm.

“Kontributi i Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit nuk u kufizua në një etapë të vetme historike. Misioni i tyre për t’i dalë zot Kosovës ishte dhe mbetet i përhershëm. Ndonëse sot çlirimtarët janë larg familjeve të tyre dhe larg nesh në misionin e tyre për të dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së, me mendje dhe me zemër ata i kemi përherë pranë”.

Ndër të tjera, Krasniqi ka theksuar se është i lumtur që një pjesë të rrugëtimit të tij politik, ka pasur fatin ta zhvillojë përkrah këtyre personaliteteve.

“Mirënjohje e respekt maksimal për punën e palodhur dhe angazhimin e pandalur të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë luftëtarëve të UÇK-së për Kosovën. Gëzuar Dita e Pavarësisë”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika