Krasniqi uron deputetët e legjislaturës së dhjetë, bën thirrje për unitet dhe mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas konstituimit të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Kosovës, duke uruar deputetët e rinj për mandatin dhe duke bërë thirrje për vendimmarrje në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Përmes një reagimi publik, Krasniqi theksoi rëndësinë e rolit të deputetëve në këtë mandat, duke u kërkuar atyre përgjegjësi dhe guxim në proceset vendimmarrëse.

“Sot, u konstituua legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të gjithë deputetëve të zgjedhur ju uroj punë të mbarë dhe kurajo për të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

Në veçanti, deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës ju uroj që ta përfaqësojnë me dinjitet besimin e qytetarëve, të jenë zë i fuqishëm i interesit shtetëror dhe gardianë të Kushtetutës në çdo rrethanë.
Në këtë kohë sfidash, përfshirë fazën finale të procesit gjyqësor në Hagë, është detyrë institucionale dhe kombëtare e të gjithëve që të sigurojmë mbrojtje dinjitoze dhe qasje të unifikuar në përkrahje të çlirimtarëve tanë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.
Kosova është më e fortë kur institucionet e saj veprojnë me maturi, unitet dhe përgjegjësi. Suksese në këtë mandat të ri, për Kosovën, për qytetarët dhe për të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika