Krasniqi viziton familjen që i dha 10 martirë Kosovës: Të rinjtë e kësaj familjeje, gjatë dy viteve të fundit po e braktisin Kosovën

“Fatkeqësisht, përgjigja e Qeverisë ndaj këtij eksodi masiv është tërësisht anemike dhe aspak serioze. Qytetarët po varfërohen çdo ditë si pasojë e çmimeve të larta, pagave të ulëta, mungesës së shërbimeve shëndetësore publike e degradimit të sistemit arsimor. Koha është për rikthim të punës, zhvillimit, progresit, përgjegjësisë, qeverisjes së mirë dhe, mbi të gjitha, besimit të qytetarëve në shtetin tonë. Kjo është beteja që duhet ta fitojmë - dhe duhet ta fitojmë së bashku, duke lënë mënjanë interesat partiake dhe politikën ditore. Ky duhet të jetë misioni ynë, për çdo parti, për çdo politikan dhe për të gjithë shoqërinë tonë. Besoni në Kosovë”, ka shtuar ai.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen Prendi nga fshati Korenicë e Gjakovës, familje e cila o ka dhënë Kosovës dhjetë martirë.

Por, Krasniqi ka theksuar se sot të rinjtë e kësaj familje sikur dhjetëra mijëra të rinj të tjerë në Kosovë, gjatë dy viteve të fundit – po e braktisin Kosovën për një jetë më të mirë në mërgim.

“Bekim Prendi, 24 vjeçar, djali i martirit Viktor Prendi nga fshati Korenicë e Gjakovës, po e lë Kosovën për të emigruar në Gjermani. Bekimi, i cili nuk ka arritur ta njoh fare babanë e tij, të vrarë nga forcat serbe, i zhgënjyer dhe i pashpresë si pasojë e keqqeverisjes po detyrohet t’i kthejë shpinën familjes dhe atdheut. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Domeniku, po ashtu djalë martiri, i cili ka bërë gati valixhet për të emigruar në SHBA. Palina, nëna e Domenikut e gruaja e martirit të Kosovës, Sokol Prendi, është tejet e pikëlluar dhe e zhgënjyer me atë që po ndodhë me rininë dhe familjen e saj. Në luftën e fundit në Kosovë, familja Prendi i ka dhënë 10 martirë Kosovës, pesë prej të cilëve vëllezër, djemtë e Nanës Zojë Prendi, të cilët u masakruan në Mejë të Gjakovës. Sot, të rinjtë e kësaj familjeje, sikur dhjetëra mijëra të rinj të tjerë në Kosovë, gjatë dy viteve të fundit – po e braktisin Kosovën për një jetë më të mirë në mërgim”, ak shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, përgjigjja e Qeverisë ndaj largimit të të rinjve të Kosova është tërësisht anemike dhe aspak serioze.

“Fatkeqësisht, përgjigja e Qeverisë ndaj këtij eksodi masiv është tërësisht anemike dhe aspak serioze. Qytetarët po varfërohen çdo ditë si pasojë e çmimeve të larta, pagave të ulëta, mungesës së shërbimeve shëndetësore publike e degradimit të sistemit arsimor. Koha është për rikthim të punës, zhvillimit, progresit, përgjegjësisë, qeverisjes së mirë dhe, mbi të gjitha, besimit të qytetarëve në shtetin tonë. Kjo është beteja që duhet ta fitojmë – dhe duhet ta fitojmë së bashku, duke lënë mënjanë interesat partiake dhe politikën ditore. Ky duhet të jetë misioni ynë, për çdo parti, për çdo politikan dhe për të gjithë shoqërinë tonë. Besoni në Kosovë”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika