Kremlini thotë se dëshira e NATO-s për “Shengen ushtarak” në Evropë rrit tensionet

Kremlini ka thënë se dëshira e NATO-s për të pasur një “Shengen ushtarak” në Evropë kishte rritur tensionet dhe ishte një arsye për shqetësim

Simboli i NATO-s në uniformën e një piloti. Fotografi ilustruese. Shtator 2023. Foto: Reuters

Kremlini ka thënë të premten se dëshira e NATO-s për të pasur një “Shengen ushtarak” në Evropë për të lejuar forcat e armatosura të aleancës të lëvizin lirshëm për t’iu kundërvënë Rusisë, kishte rritur tensionet dhe ishte një arsye për shqetësim.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia do të përgjigjet nëse propozimi bëhet realitet.

Shefi i komandës logjistike të NATO-s, gjenerallejtënant Alexander Sollfrank, i ka thënë Reuters në një intervistë të publikuar të enjten se do të dëshironte të shihte një “Shengen ushtarak”.

Ai ka thënë se ishte i shqetësuar se burokracitë e tepërta në të gjithë Evropën po pengonin lëvizjet e trupave, një problem që mund të shkaktonte vonesa të mëdha nëse do të shpërthente një konflikt me Rusinë.

“Po na mbaron koha. Atë që nuk e bëjmë në kohë paqeje nuk do të jetë gati në rast krize ose lufte”, ka vijuar Sollfrank.

NATO-ja nuk duhet të shkaktojë një llogaritje të gabuar në Kremlin duke dhënë përshtypjen se Moska mund të ketë një shans për të fituar, sepse aleanca nuk është e përgatitur, paralajmëroi ai.

“Ne duhet të jemi përpara kurbës. Ne duhet ta përgatisim teatrin shumë përpara se të thirret neni 5”, është shprehur ai, duke iu referuar klauzolës së mbrojtjes kolektive të NATO-s, e cila efektivisht e vë aleancën në luftë.

Komanda e Përbashkët Mbështetëse dhe Mundësuese e NATO-s (JSEC) filloi të operojë në Ulm të Gjermanisë në vitin 2021. JSEC ka për detyrë të koordinojë lëvizjen e shpejtë të trupave dhe të tankeve në të gjithë kontinentin dhe përgatitjet logjistike si ruajtja e municioneve në aleancën krahu lindor. /REL

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika