Krerët e OAK-ut takohen me Odën Ekonomike të Malit të Zi

Kreret e Odës Afariste të Kosovës takohen me Odën Ekonomike të Malit të Zi dhe shprehin gatishmëri për bashkëpunim

Takimi i Odës Afariste në Kosovës me Odën Ekonomike të Malit të Zi

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar me Odën Ekonomike të Malit të Zi në Pogoricë dhe biseduan për krijimin e linjave të komunikimit mes tyre dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Skënder Krasniqi, kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, ka uruar Nina Drakiq për përzgjedhjen e saj si Presidente e Odës Ekonomike të Malit të Zi. Krasniqi ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me Odën Ekonomike të Malit të Zi në fushat me interes të përbashkët.

Takimi i Odës Afariste në Kosovës me Odën Ekonomike të Malit të Zi

Në këtë takim, palët janë dakorduar për organizime dhe aktivitete të përbashkëta me qëllim të bashkëpunimit mes bizneseve dhe implementimin e ideve që të kenë bashkëpunim më të madh.

Presidentja Drakiq falënderoi Kryetarin Krasniqi dhe përfaqësuesit e OAK-së për vizitën, dhe uroi që ky takim të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit të ngushtë në mes të dy odave.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika