Krim në një shtëpi në Çaçak të Serbisë, gjenden të masakruar prindërit dhe i biri

Trupat e pajetë të një babai, nëne dhe djali u gjetën këtë mëngjes rreth orës 10 të mëngjesit në një shtëpi në Çaçak të Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, policia ndërhyri pas një telefonate teksa në shtëpi u gjetën trupat e një burri 47-vjeçar dhe prindërve të tij, të cilët ishin rreth 75 vjeç, transmeton Dukagjini.

Sipas informacioneve jozyrtare, i riu kishte plagë thike në zonën e gjoksit, ndërsa babai dhe nëna e tij kishin plagë në qafë, me shumë mundësi të shkaktuara me thikë.

Sipas raportimeve thuhet se një thikë është gjetur pranë trupit të të birit teksa tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

Fillimisht, hetimi shkoi në dy drejtime – një vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje ose një vrasje e trefishtë, megjithatë, gjithnjë e më shumë prova sugjerojnë se ishte një krim brenda familjes.

Për momentin, nuk dihet se cili mund të ketë qenë motivi i këtij krimi të tmerrshëm.

Fqinjët e kësaj familjeje kanë bërë të ditur se ata vinin nga Bosnja dhe Hercegovina dhe se në shtëpinë ku u zbuluar krimi nuk jetonin gjatë gjithë kohës, por shkonin herë pas here.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika